Bie interesimi për vaksinim kundër coroanvirusit në Maqedoni


Vazhdimisht bie interesimi për vaksinim kundër coronavirusit dhe vetëm dje janë aplikuar më pak se 5.000 raste.
Për një javë ka rënë drastikisht interesi për vaksinim ose për 60%. Për herë të parë numri i personave të vaksinuar ra në nën 5000 vaksina të aplikuara, dhe vetëm dje dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar më pak se 1.300 qytetarë. Në krahasim e të martën e kaluar ku u vaksinuan 12.000 vaksina, prej tyre dozën e parë e pranuan 3.000 qytetarë.

Sipas të dhënave zyrtare, 43% e qytetarëve mbi 18 vjet janë vaksinuar, ndërsa përqindja e popullatës së përgjithshme të vaksinuar është 35 përqind.
Ndryshe, muajin e ardhshëm hyrja në kafene, ngjarje të ndryshme dhe qendra tregtare do lejohet vetëm me certifikatë për vaksinim të plotë, përkatësisht me dy doza të vaksinave.

Baby Boo