Brava: “Rezultati i regjistrimit nuk reflekton gjendjen praktike”


Aleanca për Shqiptarët (ASH) konteston rezultatin e regjistrimit. Sipas kësaj partie opozitare rezultati i regjistrimit nuk reflekton gjendjen faktike në terren.
Muhedin Brava nga kjo parti në “Rruga drejt” përkujtoi edhe në problemet teknike me të cilat u përball që në fillim procesi i regjistrimit, shkruan Alsat.

“Ky numër i cili ka dal nuk reflekton situatën faktike dhe kemi shpreh pa besueshmërinë tonë në rezultatet e numrit etnik të cilat kanë dalë. Ne për të gjitha këto kemi paralajmërua edhe gjatë procesit të regjistrimit se duhet të merren disa masa që të mos ketë njolla të këtilla. Edhe gjatë procesit ne reaguam shumë herë, sidomos me problemet që kishim dhe të cilat i elaboruam para opinionit. Njëra kishte të bëj me softuerin. Ne tanë kohën kërkonin se a është i sigurt softueri. Nga Enti për Statistikë na thonin se softueri është në rregull, është i sigurt dhe ne e pamë se ra sistemi”, tha Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Baby Boo