Përfundon izolimi njëmujor i Dibrës

Qeveria ka sjellë vendim për përfundimt të izolimit njëmujor të Dibrës dhe Qendrës Zhupa për shkak të Koronavirusit.
Marim vesh se vendimi është sjellur pasi tani 10 ditë nuk ëhstë shënuar rast i ri. Në këtë qytet tani do tv vazhdojnë masat e gjendjes së jashtëzakonshme që vlejnë për mbarë vendin.

Baby Boo

Ndërkohë numri i të shëruarëve nga kjo epidemi ka arritur në 23, që paraqet shpresë se ky qytet po e fiton luftën me Koronavirusin, shkruan Gazeta Lajm. Në Dibër epidemia mori katër viktima, kurse së paku dy dibranë kanë ndërruar jetë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Shtabi komunal në Dibër ka filluar të bëjë analiza nese duhet të vazhdojë, ose duhet të ndërpritet Gjendja e jashtëzakonshme me të cilën janë ndaluar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në këtë qytet dhe në komunën Qendra Zhupë. “Po presim vendimin e Qeverisë, ashtu si do të vendosë qeveria, ashtu do të veprojmë edhe ne”, kanë deklaruar per Lajm nga Shtabi komunal në Dibër.