Ti ke hallin e tokës, apo hallin e burrit që të ka ikur?


Zonja Anila Bushi solli në emisionin “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj Qemalin, pasi pretendonte se ai nuk plotesonte detyrimet familjare duke mos u kujdesur për qetësinë e saj dhe të tre djemve, ku më i madhi eshte 16-vjeç. Problem për marrëdhënien në çift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në vitin 1998 në Durrës, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, nga ana e tij do gjysmen e shtëpisë së saj

Në këtë mes Qemali nuk e hedh poshtë vëllain, dhe se çështjen tha se do ta zgjidhë vetë në kuvendin familjar, por Sytkiu nga ana tjetër ka fituar gjyqin e shkallës së parë në rrethin gjyqësor të Durrësit. Anila akuzon Qemalin se vjen vetëm një muaj në vit, dhe të gjitha gjyqet i ka ndjekur ajo vetë.

Baby Boo