Thyhet makina e zëdhënësit të një partie në Shkup (FOTO)


Një incident tjetër ka ndodhur dje në Shkup, kur një funksionar i një partie opozitare ka denoncuar se është demoluar dhe është thyer xhami i makinës së tij.

Bëhet fjalë për Aleksandar Trajanovski, zëdhënësi i partisë GROM dhe këshilltar në Qytetin e Shkupit. Kjo parti është aleate me VMRO-DPMNE.

Trajanovski ka publikuar fotot në profilin e tij në facebook duke pyetur se a është ky akt para referendumit. MPB ka regjistruar rastin duke theksuar janë në kërkim të autorëve të kësaj vepre.

Baby Boo