Komuna Qendër u dha mirënjohje “tre heronjve” që shpëtuan një të rritur në Shkup


Komuna Qendër u ka dhënë mirënjohje Petar Todorovskit, Vedran Laurençiqit dhe Mila Koçevskës, që të gjithë të moshës 13 vjeçare, për veprën e tyre mjaft humane.

Para dy ditësh, që të tre kanë arritur që në një autobus të shpëtojnë një person, shëndeti i të cilit është përkeqësuar shumë.

Kryekomunari Sasha Bogdanoviq i takoi të tre heronjtë e shkollës fillore “Koço Racin” dhe u falënderua për guximin e treguar me këtë rast.

Sipas tij, treshja duhet të jetë shembull për të gjithë fëmijët, por edhe për të rriturit.

Me këtë rast, Vedrani tha se secili duhet që të dinë të jep ndihmën e parë, sepse nuk dihet se kur mund të ballafaqohesh me situatë të tillë që të ndihmosh dhe të shpëtosh jetë.

Përndryshe, rastësia ndodhi që të tre nxënësit të ktheheshin nga një garë për ndihmë të shpejtë. Ata e kanë vërejtur personin dhe kanë kërkuar nga shoferi që ta ndal autobusin. Me ndihmën e të rriturve, e kanë nxjerë personin jashtë autobusit, i kanë dhënë ndihmën e parë, kanë penguar që personi ta gëlltitë gjuhën e tij, ia kanë lidhur kokën, nga ku edhe ka patur gjakderdhje.

Më pastaj ndihma e shpejtë ka ardhur dhe ka marr situatën në kontroll./Telegrafi

Baby Boo