“Do të vd*es pa e va*rrosur djalin”, thirrjet e nënave të Srebrenicës


Shuhra Pashaliq vd*iq pa e varr*osur as një kockë të vetme të djalit të saj Muhamedit, i cili u vr*a në gjen*ocidin e kryer në Srebrenicë, në pjesën lindore të Bosnjë e Herzegovinës, në korrik të vitit 1995.
Ajo priste që ta va*rroste Muhamedin së bashku me djalin e saj të dytë, Mehmedalijën, trupi i të cilit u zbulua më 2004. Me atë dëshirë vd*iq, tregoi vajza e saj Samilla Pashaliq.

“Iu lut Zotit që të gjente eshtrat e vëllait tjetër për ta varr*osur sa ishte gjallë. Vetëm ajo e di se si mbijetoi dhe nënat që kurrë nuk i gjetën fëmijët e tyre. As armikut mos i ndodhte diçka e tillë me fëmijë”, thotë Samilla. Shuhra është një nga gratë që vd*iqën duke pritur lajmin për konfirmimin e identitetit të eshtrave që janë gjetur.
Shoqata “Lëvizja e Nënave të enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës”, siç thotë presidentja e kësaj shoqate, Munira Subashiq, deri më tani ka mbledhur të dhëna për rreth 570 gra që vd*iqën pa gjetur të dashurit e tyre.

“Mbaj mend një nënë që ishte e sëmurë, që kishte humbur dy djem dhe burrin. Para se të vd*iste më 2011, më thirri dhe më tha: ‘Të lutem vazhdo. Nuk gjeta asnjë kockë të djalit dhe do të vd*es. Po të kisha gjetur një kockë të vetme, do ta kisha mbështjellë me mëndafshin më të bukur dhe do të vd*isja e qetë’. Dhjetë minuta më vonë, ajo me të vërtetë vd*iq”, tha Subashiq.

Dy vjet më vonë, eshtrat e djalit të një gruaje që vd*iq, u gjetën pa u plotësuar dëshira e saj më e madhe. Në të njëjtin vit, edhe Munira i gjeti dy eshtra të djalit të saj, Nerminit.
Njëzetegjashtë vjet pas gje*nocidit të Srebrenicës, shumë gra ende nuk kanë gjetur anëtarët e familjes së ngushtë. Ato tashmë janë në dekadën e shtatë ose të tetë të jetës.
Disa prej tyre janë të sëmura rëndë dhe shanset e tyre, siç thonë ato, po zvogëlohen çdo ditë.

“Dëshira ime e vetme është që ta kem varrin dhe gurin e varrit të tij. Duket se nuk do ta pres. Sa shumë nëna vd*iqën pa gjetur fëmijët e tyre?”. Kjo është pyetja me të cilën zgjohet nga gjumi dhe bije të fle Hajra Qatiq, kryetare e shoqatës “Gratë e Strebrenicës”, djali i së cilës, Nino Qatiq, u vr*a gjatë gjen*ocidit në Srebrenicë.
Nino ishte një reporter lu*fte nga Srebrenica, zëri i të cilit për herë të fundit u dëgjua më 9 korrik 1995, kur forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska nisën pushtimin e Srebrenicës, që atëbotë ishte zonë e mbrojtur e Kombeve të Bashkuar.

Nino bëri një thirrje për ndihmë.
“Srebrenica po kthehet në thertoren më të madhe. Të vd*ekurit dhe të pla*gosurit po vijnë vazhdimisht në spital. 17 të vd*ekur, 57 të pl*agosur rëndë ose lehtë, aktualisht janë në spital. A ka dikush në botë, kush mund të vijë për të parë tra*gjedinë që po i ndodh Srebrenicës dhe banorëve të saj?”, ishin fjalët e fundit të Ninos, teksa ai kishte folur për një medium.

Nënës i tha vetëm “shihemi në Tuzla”.
“Sidoqoftë, kurrë. Më thanë, e kanë parë këtu, atje, se e mbanin të pl*agosur në një batanije, por ai më nuk është”, thotë përmes lotësh Hajra, e cila tani vuan nga sëmundja e zemrës.
Ajo e ka kërkuar të birin në pyjet e Srebrenicës, ka shkuar në hapjet e va*rrezave masive dhe besimi që do ta gjejë atë, dita-ditës po i zvogëlohet.

Gjatë gjen*ocidit të korrikut 1995 në Srebrenicë, forcat e Republikës Sërpska vr*anë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë në dhe përreth Srebrenicës.
Deri më tani, 47 persona janë dë*nuar me më shumë se 700 vjet bu*rg për këto kr*ime.
Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i entitetit të Republika Sërpskës të Bosnje dhe Hercegovicnës, u dënua me bu*rgim të përjetshëm nga Gjykata në Hagë për gje*nocidin në Srebrenicë dhe kr*ime të tjera kundër njerëzimit.

Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Republika Sërpskës, Ratko Mlladiq gjithashtu u dë*nua me bu*rgim të përjetshëm për gjen*ocid nga po e njëjta gjykatë.
Sipas Institutit për Personat e Zhdukur (INO), Bosnja dhe Hercegovina po kërkon rreth 1.200 vik*tima të gjen*ocidit në Srebrenicë, ndërkaq në mbarë vendin, të zhd*ukur janë 7.600 persona.
Mundësia për gjetjen e të zhd*ukurve, sipas familjarëve të tyre, po zbehet.

“Në vitet e fundit është bërë pak sa i përket identifikimeve dhe hapjes së va*rrezave. Unë mendoj se njerëzit kanë humbur vullnetin për këtë çështje dhe ka pak kujdes. E nënat janë duke vuajtur”, tha kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Fadilla Efendiq.
Emza Fazliq, zëdhënëse e Institutit për Personat e Zhdukur, konfirmoi se është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të kërkuar të zhdukurit.

Kërkimi për të zhdukurit, thotë ajo, ka hyrë në fazën më të vështirë, sepse të gjitha metodat janë shterur dhe nuk ka informacione më të sakta dhe relevante për vendndodhjet e va*rrezave masive.
Më 11 korrik 2021, 19 vi*ktima të gjen*ocidit të Srebrenicës do të va*rrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari.
Deri më tani, 6.652 viktima të gjen*ocidit në Srebrenicës janë varr*osur, ndërsa 237 vi*ktima të tjera të gjen*ocidit janë varr*osur në vende të tjera, sipas dëshirave të familjeve të vik*timave.

Baby Boo