Therret me thikë një shtetas i Maqedonisë në Maltë


Policia malteze është në kërkim të një shtetasi serb i cili është duke u dyshuar për tentim vrasje në Bugiba, në pjesën veriore të Maltës.

Viktima është 58-vjeçari maqedonas verior i cili është therë dhe për momentin gjendet në gjendje kritike, shkruan Makfax.

Siç shkruan “TBM”, policia ka pranuar thirrje se të hënën ka ardhur deri në një mosmarrëveshje ndërmjet dy personave, me çka njëri prej tyre është sulmuar dhe ka pësuar lëndime trupore ku i njëjti është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm.

Policia po kërkon të dyshuarin, gjithashtu lusin të gjithë që kanë ndonjë informacion që të lajmërohen në polici.

Më herët një pjesë e medieve serbe kanë lajmëruar se i lënduari ka qenë shtetas serb, mirëpo informacioni më vonë është korigjuar./Alsat

Baby Boo