Thellohet skandali i helmimit të dasmorëve, AKU mbyll lokalin: Ja emri


Ngjarja e raportuar një ditë më parë për helmimin e disa personave në një lokal dasmash në Elbasan, duket se ka qenë më e rëndë sesa u bë e ditur fillimisht.

Bëhet e ditur se në total janë helmuar rreth 80 shtetas dhe nga këto 36 janë të shtruar në spital. Tre raste janë dërguar për mjekim më të specializuar në repartin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përvec të shtruarve gjatë mbrëmjes së djeshme, ka pasur edhe të shumtë dasmorë që kanë marrë shrbime ambulatore. Sipas mjekeve, ata kanë manifestuar të vjella, marrje mendsh, temperaturë dhe diarre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me Krimin Ekonomik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant.

Personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish viçi, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të salmonelës.

Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

Baby Boo