fbpx

“The Guardian”: Shqiptarët, “mbretërit” e lëndëve narkotike

The Guardian” e Londrës, një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, në një shkrim të gjatë analitik për shtrirjen e mafies shqiptare të lëndëve narkotike shkuan se, “nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të substancave narkotike në Britani”.

Trafikantët shqiptarë të drogës, gazeta i cilëson “të sofistikuar, të zgjuar dhe që mbarojnë gjithmonë punë”. Mënyra sesi shqiptarët e pushtuan tregun britanik të kokainës është një leksion në botën kriminale.

“Ata vlerësojnë krijimin e miqësive me mafiet më të rrezikshme në bote dhe padyshim kërcënimi absolut i dhunës”. Shqiptarët e përmbysën modelin e biznesit të kokainës. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane.

“The Guardian” e Londrës shkruan se, sipas të dhënave të siguruara nga ekspertët britanikë, shqiptarët bënin porosi për marrjen e lëndëve narkotike drejtpërdrejt nga kartelet e lëndëve narkotike për një çmim nga 4.000 deri në 5.000 stërlina, në një kohë që rivalët e tyre mendonin se kishin ofertën më të mirë.

Kur shitësit holandezë të drogës e mbanin çmimin në 22.500 stërlina për kilogram, shqiptarët e ulën çmimin dhe rritën pastërtinë e kokainës të hedhur në treg.

Ndërkohë, sasi gjithnjë e më të mëdha droge u sollën në Britani. Efekti shqiptar i drogës ka ndryshuar në mënyrë thelbësore përdorimin, prodhimin dhe fuksionimin e ekonomisë së kokainës. Droga është më e lira në Britani që nga vitit 1990, e më e pastra që prej një dekade.

“The Guardian” citon akademikë që merren me rrjetet kriminale. Sipas tyre, kontrollimi i porteve europiane konsiderohet si element kyç i punës së asaj që cilësohet si mafie shqiptare, e në mënyrë të veçantë bashkëpunimi i saj me “Ndranghetën” italiane, e cila kontrollon tregtinë e kokainës në Europë.

Ka të dhëna në rritje se shqiptarët, jo vetëm bashkëpunojnë me Ndranghetën, por mes tyre kanë krijuar një nga aleancat më të ngushta. “Mafia italiane i cilëson shqiptarët si të barabartë”, shkruan “The Guardian”.

Një pjesë e porteve kryesore në Belgjikë dhe Holandë, ku punojnë 240 mijë vetë sipas të dhënave policore, janë në funksion të Ndranghetës italiane dhe mafies shqiptare, – shkruan “The Guardian” e Londrës, – për rrjetet kriminale shqiptare të kokainës në Britani, duke i cilësuar ata si “Mbretërit e lëndëve narkotike”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.