I vinin këmbët sipër dhe u mbanin kokën poshtë”, edukatoret e pashpirta s’kanë lënë gjë pa u bërë fëmijëve në çerdhe


Mbani lotët! Zbulohet se edukatoret 31 dhe 53 vjeçe s’kanë lënë gjë pa u bërë fëmijëve në çerdhe, i vinin këmbët sipër dhe u mbanin kokën poshtë…

Shumë prindër i çojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe kopësht me shpresën se atje do kujdesen mirë për ta dhe do u falnin dashuri.
Në çerdhen e “Nido Farnesiana” në qytetin italian të Piacenza, dy edukatore të moshës 31 dhe 53 vjeç janë kapur nga karabinierët pasi pamjet e regjistruara tregojnë se ato u bënin keq fëmijëve të vegjël çdo ditë.

Fëmijët ishin nga mosha 1 vjeç deri në 2 e gjysmë. E ditur bëhet se ato u thoshin fëmijëve fjalë nga më të ultat si ”Jeni idiot, jeni të shëmtuar”. Më tej bëhet e ditur edhe se ato i kanë prekur dhe u ushtruar edhe dhunë mbi fëmijët e vegjël. Ato vinin këmbët mbi to teksa flinin gjumë ose i mbanin me këmbët lartë dhe kokën poshtë .

Psikologët pas zbulimit të këtij rasti i kanë parë thirrje çdo prindi, se nëse shikojnë luhatje humori të fëmijët e tyre duhet të tregojnë shumë kujdes dhe t’i pyesin.

Baby Boo