I kërc*ënojnë dhe u presin malin, hajnat po shpyllëzojnë fshatin Graçan


I presin drunjtë, i vjedhin dhe në fund malit ia vendosin flakën.
Kështu disa hajna, të panjohur për banorët e fshatit Graçan, me vite po e dëmtojnë malin.
Banorët e këtij fshati thonë se personat janë edhe të armatosur, madje kane marr edhe kërcënime.
Qamil Arifi një ndër banorët e pakt që jeton në Graçan, thotë se dëmi që i është shkaktuar atij është shumë i madh.

“Dëmi jem është, veç çka kam dokumente i kam afër 200 kubik që janë pre, vetëm mua po foli për shpirtin tem, vetëm për malin tem, ndërsa për katundarët tjerë as mos flasim.200 hektarë mal është pre prej 2015 e deri më sot. Këtë krim qe 12 vjet e kam lajmëruar, këta janë dokumentet që i kam lajmëruar. Për 10 vjet askush nuk po na dëgjon”, rrëfen Qamil Arifi.
Muharem Jonuzi vjen shpesh në Graçan për të parë tokat që i lanë të parët.
Ai thotë se i ka gjetur hajnat duke e pre malin, ndërsa thotë se aty po bëhet dëm i madh.

“Atë ditë që kam dal tek vendi erdhën me një Land Rover tre persona. I pyeta prej nga jeni, ata më gënjyen mua më thanë që janë nga fshati Seqishtë, por ato ishin të Krevenikut. I hipën makinës dhe shkuan. Ata kishin ardhur të prenë dru aty, kur na pan ne u larguan me shpejtësi”, tregon Muharem Jonuzi.
Kryetari i Bashkësisë Lokale Graçan Qenan Neziri thotë se ka vite që rastet paraqiten në polici, por nuk po ndërmeren masa. Ky fshat është kufi me Kosovën, por as policia kufitare nuk merr masa.

“Këtu bëhet fjalë për shpyllëzim shpyllëzimi nënkupton se ata nuk kanë marr parasysh cilën do ta presin apo jo. Por ato a kanë kapur me rend e kan kapur krejt do të shihni në incizimet të cilët do t’i bëni dhe fakteve të cilët do t’i konstatoni ju”, shprehet Qenan Neziri, kryetar i Bashkësisë Lokale Graçan.
Banorët thonë se i kanë të gjitha fletëdenoncimet që i kanë dorëzuar në polici.
Megjithatë në përgjigjen e MPB-së për TV21 thonë se nuk ka pasur denoncime në stacionin policor në Gjorçe Petrov dhe nuk është konstatuar prerje e paligjshme e drunjëve.

Baby Boo