Sërish aksi*dentohen gostivarasit, shoferë ishin një 18-vjeçar dhe një fëmijë!


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për një aksident që ka ndodhur nga gostivarasit gjatë ditës së djeshme.

Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, ka të vdekur
Aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, shoferë kanë qenë një 18-vjeçar dhe një fëmijë.

“Më 23.10.2021 në ora 13.50 në Stacionin policor në Gostivar është denoncuar se në udhëkryqin në rrugën rajonale Gostivar – Çegran dhe rrugën lokale në fshatin Forinë ka ndodhur një aks*ident trafiku mes veturës “Pezho”, me targa të Gostivarit, me shofer V.R.(18) nga fshati Forinë dhe veturës “Opel zafira” me targa të Gostivarit me shofer fëmijë. Lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi V.R., kurse lëndime më të lehta trupore shoferi fëmijë”, thuhet në njoftim.

Mbrëmë ka ndodhur edhe një ak*sident nga banorët e fshatit Çegran të Gostivarit. Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Baby Boo