Thaçi uron Abazoviçin: “Zgjedhja juaj në këtë postë të lartë tregon se shqiptarët luajnë një”


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi përmes një postimi në faqen e partisë së tij ka uruar zgjedhjen e Dritan Abazoviçit në krye të qeverisë së Malit të Zi.

“I nderuar z.Dritan Abazoviq! Pranoni urimet e mia të sinqerta në zgjedhjen tuaj si kryeministër i Malit të Zi. Zgjedhja juaj në këtë postë të lart tregon se shqiptarët luajnë një rol vendimtar në Mal të Zi për të qenë një shtet stabil drejtë rrugës për tu anëtarësuar në BE dhe shikuar nga perëndimi dhe jo lindja.
Me respekt,
Menduh Thaçi- Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.” shkruan Thaçi.

Baby Boo