Thaçi tregon arsyen pse nuk u realizua takimi me Vuçiqin


Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka pranuar se takimet në Bruksel po bëhen çdoherë e më të vështira, e kjo për shkak të mospajtimeve dhe dallimeve mes dy vendeve (Kosovës dhe Serbisë). Thaçi gjithashtu theksoi se anulimi i takimit trilateral s’ishte refuzim, por konstatim se bisedimet duhet të vazhdojnë ende, përcjell Gazetametro.net.

“Takimet po bëhen më të vështira, për shkak të dallimeve të mëdha që kemi. Sot kemi biseduar vetëm përmes Federica Mogherinit, por dialogu duhet të vazhdojë. Ky dialogu nuk po bëhet vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë Ballkanin. Falënderoj të gjithë që po kontribuojnë në këtë dialog”, tha Thaçi.

Presidenti tha gjithashtu edhe njëherë se nuk ka hapësirë për të folur për tragjedi, luftë apo diçka të tillë.

Ai u është përgjigjur gazetarëve edhe në pyetjen se a u anulua takimi për shkak të kërkesës së Vuciqit për ta vizituar edhe liqenin e Ujmanit.

“Do të respektohet në përpikmëri itinerari i lejuar për vizitën, nuk cënojmë askënd por nuk lejojmë askënd ta poshtërojë Kosovën. Ne sot kemi dialoguer dhe negociuar përmes zonjës Mogherini që ka qenë procedurë dhe praktikë por kemi se dallimet janë shumë të thella dhe jemi në pozicione shumë të largëta dhe për këtë arsye kanë mbetur të angazhohemi më tutje. Unë nuk vlerësoj se ka ndodhë bojkot, por e di që dallimet, zakonisht ne takohemi këtu në rrafshin bilateral, Kosova me zonjën Mogherini, Serbia me zonjën Mogherini dhe pastaj ndodhin takimet në rrafshin trilateral”, ka thënë Thaçi./Pacensure