Thaçi “thumbon” Brukselin: BE nuk i bindi 5 shtetet anëtare ta njohin Kosovën, e lëre më ta bindin Serbinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka njoftuar për takimin me Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se tash ‘e ka në dorë’ Amerika dialogun me Serbinë.

Thaçi ka kritikuar Bashkimin Evropian që nuk ka arritur t’i bind pesë vendet anëtarë të saj për njohjen e Kosovës dhe se nuk ka bërë përpjekje fare për këtë gjë.

“BE dhe shtetet anëtare të BE-së ende nuk arritën ti bindin pesë vendet për njohjen e Kosovës ndërsa nuk shihet as në horizont ndonjë shpresë që BE t’i bind këto vende për ta njohur pavarësinë e lëre më për ta bindur Serbinë, gjasat janë zero. Nuk shoh asnjë përpjekje, është një rol dëshpërues nga Brukseli”, ka thënë ai.

Baby Boo