Gruaja me hixhab qëllohet nga policia në metronë e Parisit


Policia ka qëlluar një grua me hixhab në një stacion metroje në Paris mëngjesin e sotëm. Personat që u ndodhën në vendin e ngjarjes thanë për mediat lokale se gruaja po sillej në mënyrë kërcënuese.

“Nga frika për sigurinë e tyre, agjentët e policisë përdorën armët e tyre”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

Zëdhënësi nuk dha detaje të mëtejshme për të qartësuar arsyen që i kishte shtyrë oficerët që të qëllonin gruan në metronë “Bibliotheque Nationale de France”.

Shërbimi zjarrfikës, i cili ofroi kujdes urgjent për gruan, tha se ajo u godit nga një plumb në bark teksa shtoi se ajo ishte transferuar në një spital pranë vendngjarjes. “Reuters” raporton se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave “BFM TV” dhe gazetës së përditshme “Le Parisien”, të cilët cituan burime nga policia, sjellja e gruas tregonte një kërcënim për një sulm të mundshëm terrorist./tvklan.al

Baby Boo