Thaçi: Sërish do të kandidoj dhe do të rizgjedhem president


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin “A Show” ka thënë se pasi t’i skadojë mandati, ai do të rikandidojë për president të vendit.
Në pyetjen e Adi Krastës, se çfarë do të ndodhë me Hashim Thaçin pasi t’i skadojë mandati, presidenti tha se do të kandidojë përsëri për të njëjtën pozitë.

“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim. E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhjet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”, është shprehur Thaçi.
Tutje, Thaçi tha se nëse partitë e donë atë president, le ta ndryshojnë kushtetutën pasi ky i fundit është i bindur që do të rizgjedhet
“Pra, partitë le të vlerësojnë vet, nëse e duan president Thaçin le ta ndryshojnë kushtetutën, nëse nuk e duan mos ta ndryshojnë, unë do të kandidoja përsëri”, shtoi Thaçi.

Baby Boo