Thaçi përfundon dëshminë në Hagë: S`kam bërë asnjë k*rim, l*ufta e UÇK-së e drejtë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar dëshminë para Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku tha se lu*fta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejt dhe fal kësaj kishte mbështetjen e NATO-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Thaçi tha se i vjen mirë që për 4 ditë më radhë ka dhënë dëshminë e tij për periudhën e luf*tës.

“Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj përgjegjësit e mija gjatë lu*ftës. Përkundër faktit që konsideroj se dëshmia ime ka zgjatur shumë, konsideroj se ka pasur seanca produktive”, ka ai. Thaçi është pyetur nga gazetarët, nëse prokuroria e ka pyetur lidhur me shtëpinë e verdhë apo edhe pretendimet për tr*afikim të org*aneve, për çka edhe është ngritur Gjykata Speciale. Ai tha se nuk është pyetur për pretend*ime të tilla në asnjë rast.

Baby Boo