Populli hap ‘arkivën e Kurtit’ për rrymën: Albini opozitar kundër Albinit pushtetar


Rritja e e madhe çmimit të energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta. Qytetarë, aktivistë, gazetarë, politikanë të opozitës, kanë nxjerr pjesë nga arkiva ku shihet se si kryeministri aktual Albin Kurti, hëngri fjalët e veta sa i përket energjisë elektrike.
Në vitin 2015, Kurti dhe VV kishin deklaruar:

“Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”.

Një komunikatë e tillë dhe ngjarje është fshirë nga arkiva e VV-së, por populi e ka skrinshotuar këtë para se partia në pushtet ta fshinte nga arkiva online.


Kryeministri Kurti i dha popullit dy opsione për rrymën, në dhjetorin e kaluar: reduktime ose shtrenjtim të rrymës.

“Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë?”, hamendësoi dhe pyeti njëherish, mjaft qartë kryeministri.

Baby Boo