Thaçi për djegien e flamurit turk: Duan të na prishin me Turqinë


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur akt të shëmtuar djegien e flamurit të Turqisë nga disa persona gjatë natës së mbrëmshme.

Sipas tij, kjo djegie është inskenim për të dëmtuar relacionin mes Kosovës dhe Turqisë.

“Djegia e flamurit është një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm nga ana e institucioneve të Kosovës. Ata individ që e kanë bërë këtë djegie nuk mund të identifikohen si simpatizues të këtij apo atij individi, të kësaj apo asaj partie. Prandaj edhe pretendimet për etiketime janë të paqëndrueshme derisa nuk është asnjë fakt i vetëm. Unë sot kam dëgjuar edhe opinione se kemi rast të improvizuar prej mekanizmave të caktuar për të dëmtuar relacionin Kosovë-Turqi. Dhe ky është një informacion i saktë nga mekanizmat tonë të sigurisë me së paku këtu qëndron politika e Kosovës”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit ka theksuar se Turqia ka qenë, është dhe do të mbetet partner strategjik për Kosovën.

Disa persona mbrëmë kanë djegur flamurin e Turqisë, në shenjë përkrahje ndaj Kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, që është zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Thaçi ishte i shkurtë kur u pyet nëse do ta dekretojë Dedajn për ambasador, duke thënë vetëm “dihet si janë procedurat”.

Baby Boo