THAÇI: PDSH-SË I ËSHTË OFRUAR POSTI MINISTËR PA RESOR, DHE ZËVENDËSMINISTRI I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE


Sot po mbahet Kuvendi Qendror i PDSH-së, lidhur me ofertën e kryeministrit Zoran Zaev që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë.

Para fillimit të Kuvendit Qendror, Menduh Thaçi deklaroi se ka ofertë konkrete nga Zaev, që PDSH-ja të bëhet pjesë e Qeverisë.

“PDSH-së i është ofruar posti i minstrit të Investimeve të Huaja, një post i zëvendësministrit të Transportit dhe Lidhjeve si dhe pozicione në eshalonin e tretë, për të cilat janë formuar komisione partiake”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa mbledhja e Kuvendit Qendror ende është duke vazhduar dhe pas përfundimit të saj, pritet që sillet vendimi për të hyrë në Qeveri dhe do të dihen emrat të cilët do të udhëheqin postet e ofruara nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Baby Boo