Në këto raste Zvicra liron nga karantina të kthyerit nga zonat me rrezik


Në konferencën për media që ka mbajtur ministri i shëndetësisë Alain Berset dhe përfaqësues tjerë të institucioneve janë bërë të njohura një numër vendimesh të qeverisë në lidhje me koronavirusin.
Ndër të tjera, autoritetet kanë njoftuar se në cilat raste do të ketë përjashtime nga detyrimi për karantinë.

Këtu hyjnë personat që punojnë në lëmin e kulturës pas një ngjarjeje kulturore që është zhvilluar në një zonë me rrezik, transmeton albinfo.ch. Po kështu edhe sportistët pas një aktiviteti si dhe pjesëmarrësit në kongreset e specializuara, lirohen nga karantinimi pas kthimit në Zvicër.
Por këtu ka një parakusht: duhet të jetë hartuar dhe të zbatohet një koncept specifik i mbrojtjes për ngjarjen në fjalë jashtë vendit.

Baby Boo