Thaçi nxjerrë dhëmbë dhe kërcënon VV-në: Ka ardhur koha që Grupi i Kurtit të ballafaqohet me drejtësinë

Hashim Thaçi, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk mund të cilësohet ndryshe pos uzurpator i institucioneve të Republikës së Kosovës, meqë, sipas tij, Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën dhe është shkarkuar, gjithashtu, pas 45 ditëve qeverisje nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Baby Shop Charli

“Të gjitha janë dëshmitarë edhe në Kosovës edhe ndërkombëtarët, se z. Kurti si kryeministër derisa është shkarkuar nga deputetët, gjatë atyre të 45 ditëve ka bërë dy shkelje të rënda të Gjykatës Kushtetuese. Pra një njeri që ka bërë dy shkelje të Kushtetutës dhe që është shkarkuar nga deputetët, nuk mund të quhet ndryshe pos uzurpator i institucioneve”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media pas takimit me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës.

Presidenti, gjithashtu, ka thënë se grupin e Kurtit bashkë me ushtruesin e detyrës Xhelal Sveçla do të duhet të përballen me drejtësinë, sipas Thaçit për të gjitha veprat e kundërligjshme që kanë bërë gjatë qëndrimit në pushtet.

“Unë nuk komentoj takimet për të cilin nuk kam ndonjë informatë që ka ndodhur dje. Ju e dini që ajo nuk është zyrë vendimmarrëse prandaj mirë që takohen, mirë që diskutojnë por nuk është një proces i njëanshëm. Unë do të ftoj e diskutoj me të gjithë spektrin politik sa i përket zgjedhjet në Podujevë, por gjithmonë duke i respektuar këshillat. Para se të mendohet për hapat tjerë, Kurti dhe grupi i tij ka ardhur koha që të ballafaqohen me drejtësi. Edhe ai edhe Xhelal Sveçla, edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, që për këta muaj e kanë shkel edhe kushtetutën edhe ligjet”, ka thënë presidenti.

Në këtë konferencë ai ka folur edhe për çështjen e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors