Thaçi nga Tetova: Të dëshmojmë se jemi për në NATO dhe BE, të mos bajnë gajlen e maqedonasve a dalin a jo!?


Partia Demokratike Shqiptare në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit mbrëmë zhvilloi aktivitetet e radhës në Komunën e Tetovës. Tubimi qendror u mbajt në sallën sportive me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçinë fjalimin e tij bëri me dije se Maqedonia ndodhet para vendimeve shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj, andaj bëri thirrje për një mobilizim shumë serioz për referendumin e 30 shtatorit, duke theksuar se vota është ajo që e përcakton ardhmërinë e vendit tonë dhe të familjeve tona.

“Shqiptarët më 30 shtator duhet të dalin të votojnë për referendumin, duke i thënë PO anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. PDSH dhe shqiptarëve të mos u interesojë se maqedonasit a dalin ose jo. Ne kemi gajlen tonë tu tregojmë botës së civilizuar se shqiptarët janë përcaktuar të ecin drejt NATO dhe BE”, theksoi ndër të tjera Thaçi.

Baby Boo