E FUNDIT/ Ky është shqiptari i ekzekutuar nga policia greke në Janinë (FOTO LAJM


Është identifikuar shqiptari që u vra dje nga policia greke në Janinë.

Sipas informacioneve shqiptari që mbeti i vrarë ësthë Altin Mullaj, 39-vjeç, banues ne Fushe-Verri, Delvine.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit deklaratë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Greqi

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar.

Sipas informacionit të Policisë greke, shtetasi A.M., 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri.

Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.

Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

Baby Boo