Thaçi nga Haga e uron nënën për ditëlindje

Nëna e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Hyra Thaçi, sot feston ditëlindjen e 84-të.
E në këtë ditë të veçantë nuk ka mundur të jetë i pranishëm djali i saj Hashim Thaçi i cili ndodhet në parab*urgim në Hagë, por ky i fundit gjithsesi e ka uruar përmes një thirrjeje telefonike.

Është djali i Thaçit, Endriti, i cili përmes një Instastory ka publikuar momentin kur nëna e Hashim Thaçit bisedon me djalin e saj në telefon.
“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja në telefon me babin”, ka shkruar Endriti poshtë fotografisë.