E dhu*nuara nga Vukotiq tregon se si ndodhi ngjarja: Kam pritur që dënimi të jetë më i madh


Vi*ktima e dhu*nës sek*suale që kishte autor serbin Zoran Vukotiq ka folur sonte në emisionin ‘Pressing’ në T7.
Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që nga momenti kur e kanë ndarë nga familjarët e deri në momentin kur u dhu *nua.

“Në orët e hershme të mëngjesit në Vushtrri ka ndoh një ngjarje që e din gjithë bota. Neve na qitën të gjithëve nga shtëpitë ku ishim. Na qitën në një vend të fushat e va*rrezave në Vushtrri, thuhet se ishin 22 mijë vetë. Po atë ditë ka ndodh edhe kr*imi. Na mbajtën aty një kohë, djemtë dhe burrat i ndajtën, i ngarkuan nëpër kamiona dhe i shpërndanë. Mas asaj kohe na drejtuan në një lokal, ku aty na identifikojshin me kartona. Unë kur kam hyrë me marrë atë karton, aty edhe dhu*nesi më murr dhe më çoi në një vend tjetër. Me burrin jam nda qysh më herët. Edhe s’jam bashku deri mas përfundimit të lu*ftës. Vetëm ky ka marr pjesë në dhu*nim, por ka qenë edhe një bashkëpunëtor tjetër që ka qenë në dhomë”, tha vik *tima.

Ajo thotë se bashkëshorti gjithmonë e ka përkrahur atë.
“Përkundrazi kanë qenë lidhjet më të forta me bashkëshortin, gjithmonë ka qenë krahu im “, shtoi ajo.
Ajo thotë se nuk është e kënaqur me dënimin që ka marrë Zoran Vukotiq,.

“Është një lehtësim se kom kërku drejtësi 21 vjet për me ardh deri ktu, nuk jom e knaqne, mirëpo është me rëndësi që se paku ta sheh gjithë bota se kush është autor i kr*imit. Kam prit që dënimi të jetë më i madh”, thotë vi*ktima, që atëkohë ishte 28-vjeçare.

Baby Boo