Thaçi flet se a do të takohet me Putinin


Pak minuta pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ta takojë homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, edhe ky i fundit ka mohuar se do të ndodhë një takim.

Thaçi, ka deklaruar se nuk do të ketë takim Vuçiqin në margjinat e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

Ai në një prononcim për televizionin publik tha se një takim i tillë nuk ka qenë i planifikuar.

Kreu i vendit edhe një herë potencoi se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në kuadër të dialogut në Bruksel vetëm sa do ta promovojë paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Paris, kreu i Kosovës ka takuar shkurt presidentin Trump, e ka thënë se ka takuar edhe Angela Merkelin, të cilës fare nuk i ka përmendur idenë e tij për “korrigjim të kufirit”.

Baby Boo