“THAÇI E VESELI FRIKËSOSHESHIN NË LUFTË” – RRËFIMI I IMAMIT QË PRETENDON SE I KISHTE BARTUR ME TRAKTOR DY LIDERËT E UÇK-SË


Imami Asllan Bajraktari nga Jashanica e Klinës, i cili gjatë luftës ka bartur ushtarë të UÇK-së me traktor nga zonat e luftës për në Shqipëri, pretendon se Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i kishte bartur me traktor nga Drenica në vitin 1999.

Hoxha nga Jashanica, në një intervistë për Frontal të Televizionit 7, ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë burracakë dhe janë frikësuar të qëndronin në Kosovë gjatë luftës.

“Kur jam shku për të tretën herë [në kufi me Shqipërinë], i kam pasur 13 veta në prekolicë. Në mesin e tyre kanë qenë edhe Luli e Gjarpri, që në atë kohë nuk ia kam ditur emrat”, rrëfen ai.

Pasi Buroja nuk kreu punë, Bajraktari iu drejtua zyrës së presidentit në Prishtinë, e kur as këtu s’arriti ta takojë Thaçin, ia mësyu banesës së tij në Bregun e Diellit.

Për të gjitha këto tentime që ta takojë ish shokun e luftës, i kushtuan Bajraktarit me arrestim.

Policia e arrestoi, kurse me 18 shtator ai u dënua nga Gjykata me gjashtë muaj burgim

Baby Boo