Zejdi i Alternativës garanton për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së


Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejd garanton se ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina do të lihet i lirë nga autoritetet e drejtësisë të Maqedonisë së Veriut.

“Dinjiteti i ish UÇK-së dhe ushtarëve të tyre mbetet i lartë dhe faqebardhë, pamvarêsisht gabimeve që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përfaqësuesit e tyre politik në kohën deri sot. Askush nuk guxon të nëpërkembë vlerën, sakrificën dhe dinjitetin e tyre dhe për këtë zotohemi dhe duhet të zotohemi të gjithë, pamvarësisht jemi në pozitë ose opozitë, ngase çështjet kombëtare dhe njerëzore janë mbi të gjitha, qofshin ato kolektive apo individuale. Prandaj, falë angazhimeve nga faktorë të ndryshëm, së shpejti pritet të lirohet ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili padrejtësisht u arrestua ne vendin tonë por nën skenarin e rexhimit fashisht serb”, ka theksuar Zejdi, duke shtuar se drejtësia ka vlerë dhe peshë vetëm atëherë kur vjen në shpehje.

Baby Boo