Thaçi e fton në zyrë Myftiun pas protestës së djeshme për Xhaminë e Madhe


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka pritur në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën, i cili e ka informuar për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare

“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova ?? është atdhe i të gjithëve”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, një grup i vogël banorësh kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Ata thanë se më shumë kanë nevojë për shkolla se për xhami.

Baby Boo