THAÇI: Dita e Alfabetit festë shtetërore me meritën e PDSH-së


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot përmes një telegram urimi, të gjithë shqiptarëve ua uron Ditën e Alfabetit shqiptar.

“Sot përkujtojmë 110 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore, me meritë të Partisë Demokratike Shqiptare. Është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve. Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip”, thuhet në urimin liderit të PDSH-së.

Baby Boo