Bekim Sali: Vazhdojmë t’i përmirësojmë kushtet e punës për infermierët dhe gjithë personelin mjekësor


Me akademinë solemne, të organizuar nga Shoqata Nacionale e Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve, bashkërisht u shënua Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, si dhe Javën e Infermierisë.

Roli i infermiereve në përballjen me pandeminë, si dhe kthimi gradual në mënyrën e vjetër të funksionimit, kanë rëndësi jetike për sistemin shëndetësor, tha me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Sipas tij, kjo e thekson rëndësinë e punës së kryer çdo ditë nga infermieret, teknikët dhe akusheret.

“Për këtë qëllim në vazhdimësi realizohen aktivitete për përmirësimin e kushteve të punës së infermiereve dhe të gjithë personelit shëndetësor. Intenca është që ky trend të vazhdojë”, premtoi ministri Sali në fjalimin e mbajtur me këtë rast.

Ai vleresoi se me këtë qasje, bashkërisht mund të kontribuohet në përparimin e statusit të infermiereve në shoqëri, me çka në mënyrë proporcionale do të kemi pacientë më të kënaqur.

Baby Boo