Thaçi dhe kryeministrja serbe kritikojnë Gjermaninë, alarmohet Kuvendi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimeve në Bjellorusi kishte pasur gjuhë të ashpër ndaj shtetit gjerman, e cila është e vetmja që po vendos ‘vija të kuqe’ për një marrëveshje finale me Serbinë.

Këtë gjë, ani pse e konfirmoi diplomati gjerman Ëolfgang Ischinger, presidenti e mohoi kritikën, duke thënë se ato nuk duhet t’i atribuohen atij, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, pikërisht një debat i tillë në Minsk e që u shpërnda edhe në profilet në rrjete sociale të Thaçit dhe Ischinger, bëri që LDK’ja sot në Kuvend të kërkoi ‘nguti’për miratim të Rezolutës për dialogun me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, kërkoi që ngjarjet e djeshme me Gjermaninë të jenë shtysë që të miratohet menjëherë kjo rezolutë.

“Ne mund të dakordojmë për 15-20 min, por ngjarjet që kanë ndodhur dje me Gjermaninë e bëjnë të nevojshme që menjëherë të votohet kjo rezolutë”, ka thënë ai në Kuvend.

Mirëpo, PDK’ja e Lëvizja Vetëvendosje nuk po përkrahin kërkesën e LDK’së që kjo Rezolutë të kaloi siç është. Ka qenë Memli Krasniqi që kërkoi harmonizim dhe qëndrime të përbashkëta pozitë-opozitë, ndërkohë Glauk Konjufca nuk u shpreh i gatshëm ta përkrah këtë rezolutë pa disa ndryshime.

Sidoqoftë, kjo kishte qenë arsyeja pse shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur për të diskutuar rreth mundësisë për harmonizim të qëndrimeve për të nxjerrë një Rezolutë të përbashkët që lidhet me dialogun me Serbinë.

Opozita po ngulmon që nga dje se në Rezolutë të ndalohet presidenti Thaçi të bëjë marrëveshje, siç thonë ata, në dëm të interesit të Kosovës, ndërkohë që pozita po kërkojnë që në këtë rezolutë të përfshihet më shumë konstruktivitet në procesin e dialogut./Pacensure

Baby Boo