Thaçi arrin në objektin e EULEX’it pas konfirmimit të aktakuzës


Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e EULEX’it në Fushë-Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës.

Ish-presidenti Thaçi ka njoftuar para pak minutash përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.

Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit. Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.

Baby Boo