Teuta Krasniqi: “Kam përjetuar ankth kur u ndava nga Blero”


Aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blerim Muharemaj – Blero, janë ndarë prej shtatë vitesh martesë të cilëve iu lindi edhe vajza e tyre e vetme, Tara.

Dyshja janë një nga ish – çiftet më të bujshmet të showbizit shqiptar të cilët tronditën opinionin me lajmin rreth ndarjes, shkruan “Kosovarja”.

Aktorja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar në emisionit “8a8” me Adelina Ismailin, derisa është kthyer pas për të folur për atë që kishte përjetuar pas ndarjes nga Blero.

“Është interesant mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi, do të thotë në moment që një çift ndahet kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, e unë është dashur edhe dy milionë njerëzve”, u shpreh Krasniqi.

Baby Boo