N’Çair lindi djalë e Tetova me vajzë! Këto janë foshnjat në Vititn 2022

Komuna e Çairit njofton se foshnja e parë e lindur në Çair në vitin 2022 është djalë, peshon 4180 gr. dhe ka lindur në ora 02:33 pas mesnate.

“Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot qëndroi në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituan të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se foshnjës së parë të lindur në Komunën e Çairit i janë dhuruar 15 mijë denarë.

“Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë. Ndërsa siç më informuan nga personeli mjekësor në Gjinekologjinë e Çairit pas mesnatës deri sot në orën 12:00 kanë lindur 6 foshnje dhe që të gjithëve ju urojmë shëndet të mirë”, ka deklaruar Ganiu.

Bilall Kasami gjithashtu njoftoi se foshnja e pare eshte vajze ne Komunen e Tetoves.

Sonte, menjëherë pas ardhjes së Vitit të Ri, në qytetin e Tetovës ka lindur fëmija i parë. Ky është banori më i ri i këtij qyteti. I urojmë një jetë plot shëndet, lumturi dhe begati. Le të rritet i lumtur dhe të sjell lumturi.

Ne, Komuna e Tetovës i dhuruam fëmijës së porsalindur një kupon për fillim të mbarë të jetës, me dëshirën që Zoti t’i dhurojë jetë të gjatë dhe të lumtur.

Mirë se vjen fëmijë i lumtur.
Urime dhe shëndet!