Ndihma financiare për kompanitë, Bytyqi tregon kushtet nga pako e pestë

Të gjitha kompanitë që do të marrin subvencione të pagave, të parashikuara me pakon e pestë të masave ekonomike, nuk do të jenë të detyruar të kthejnë fondet vetëm nëse tregojnë fitim, sqaron në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, zëvendës- kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Siç thotë ai, në të gjitha rastet tjera, fondet duhet të kthehen në arkën e shtetit.
“Të gjithë ata që do të marrin subvencione për paga, përmes mekanizmit të rënies së të ardhurave prej 30-80 % dhe mbështetjes së shkallëzuar, kjo ndihmë do të jetë e pakthyeshme vetëm nëse në fund të vitit kompanitë tregojnë rezultate pozitive financiare”, deklaroi Bytyqi.