Teuta Arifi shpalosë planin 100 ditësh për Tetovën


Teuta Arifi
100 ditë për Tetovën✅3️⃣
Të nderuar bashkëqytetarë,
Të pranishëm,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Sot dua që përpara jush të shpalos planin tonë të punës në 100 ditët e para të udhëheqjes me komunën e Tetovës.

Bëhet fjalëvpër projekte reale, të arritshme, të cilat prekin më shumë sfera të jetës së përditshme të qytetarit. Që në 100 ditët e para të udhëheqjes me komunën e Tetovës, do të fillojmë realizimmin e projekteve infrastrukturore, projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, arsimin, rininë, sportin dhe kulturën, rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale si dhe mbrojtjes sociale.
Për të qenë më të saktë, NE zotohemi se ne 100 ditëshin e parë të udhëheqjes me komunën e Tetovës, do të realizojmë:
– Vendlojëra për fëmijë në disa lokacione nëpër qytet
– Hapjen e pjesës së parë të Bulevardit B. Toska deri te shkolla tekstile
– Rregullimin e shëtitores të lumit Shkumbin

-Rekonstruimi të rrugës Nikolla Tesla dhe Mirçe Acev në Tetovë
– Do të pregadisim propozim deri tek këshilli komunal për reduktim në taksave të ndërtimit për të gjithë ata që do të aplikojnë për kulme të gjelbra
– Rekonstruimin dhe ndriçimin e rrugës në fsh.Saraqinë
– Vendosja e kontejnerëve gjysëm nëntokësor në 31 lokacione nëpër qytet.
– Furnizimi i shkollave me inverter (Kirili dhe Metodi, Istikbal, Gjimnazi Kiril Pejçinoviq)
– Ndarja e NPK-së në dy drejtori, që do të mundësojë menaxhim mëe efikas dhe shërbime më kualitative për qytetarët
– Ndërtimi i çerdhes në afërsi të shkollës fillore Kirili dhe Metodi
– Qendër multifunksionale sportive në Qendrën sportive në Tetovë.

– Përforcimi i Këshillit rinor lokal nëpërmjet organizimit të aktiviteteve për të rinjtë (aktivitete rinore)
-Digjitalizimin i shërbimeve komunale – project I mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në vend, që do të mundësojë admoinistratë më efikase dhe shërbime më cilësore ndaj qytetarit
-Raport 100 ditor i kryetarit të komunës
-Derë e hapur – takime me kryetarin në çdo dy javë, praktikë të cilën do ta vazhdojmë edhe më tej.
-Mbështetje për nxënësit me ngecje në zhvillim – përmes angazhimit të asistentëve personal, projekt të cilin planifikojmë Brenda 100 ditëve ta implemenntojmë edhe në shkollën e mesme tekstile
Ne vlerësojmë se me përvojën dhe përgjegjësinë që kemi ndaj qytetarit, ofrojmë një program mjaft ambicioz por në të njëjtën kohë të realizueshëm.

Për shumë projekte të cilat do të filllojmë dhe realizojmë bashkë, NE tani më kemi gjetur burimet e financimit, ose kemi aplikuar për fonde përmes instrumenteve të ndryshme të financimit ndërkombëtar apo qeveritar.
Ju falemnderit!
#VeproDrejtëVotoBlertë 💚

Baby Boo