“O Sa Mirë” po rikthehet me episodet e reja, në shtator hapen audicionet për kastin e serialit


Seriali i dashur për publikun, “O Sa Mirë”, pas disa vitesh pauzë po rikthehet me episode të reja.

Një “provokim” për rikthmin e serialit, producentët e serialit e kanë lëshuar në Instagram përmes një postimi ku shihet sigla e serialit, dhe është shoqëruar me përshkrimin “A ju ka marr malli për O Sa Mirë”.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se ky njoftim është paralajmruar për rikthimin e serialit me sezonin e ri, shumë shpejt gjatë këtij viti, pas disa kohesh pauzë.

Përgatitjet tashmë kanë nisur, dhe madje në shtator pritet të këtë edhe audicione për kastin e ri të aktorëve që do t’i bashkohen serialit.

O Sa Mirë”, ndër vite ka nxjerrë në pah aktorë të rijnë, që pas famës që ju ka dhënë ky serial kanë vazhduar suksesshëm karrierën në aktrim në Kosovë, Shqipëri e Diasporë.

Ndërkohë që në sezonet e para të serialit, pjesë e kastit kanë qenë edhe emra të shquar të kinomatografisë shqiptare, si i ndjeri Koce Devolli, Enver Petrovci, Olta Daku, etj..

Po ashtu, për një sezon, në “O Sa Mirë” kanë luajtur edhe aktorët e grupit humoristik “Stupcat”. Pjesë e serialit, ka qenë edhe aktorja Adriana Matoshi, tash deputete e Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/.

Baby Boo