Teuta Arifi nga sheshi i Tetovës: “Do fitojmë se kjo fitore ju duhet tetovarëve“


Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi sonte në tubimin përmbyllës në sheshin e qytetit ka mbajtur fjalim rasti duke theksuar se BDI dhe ajo do të shënojnë fitore të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale duke u sjellë kështu tetovarëve një jetë më të mirë.

“Do luftojmë për gasifikimin e qytetit, do luftojmë për kopshte dhe shkolla të reja, do luftojmë për rrugë dhe bulevarde të reja, për një shesh të ri të qytetit, do të luftojmë për këtë vend. Do luftojmë për secilën pëllëmbë të kësaj toke tonë të vjetër, e të larë me djersë, gjak e lotë. Dhe do të fitojmë. Do fitojmë se kjo fitore sot i duhet Tetovës dhe tetovarëve, se Kthim prapa SKA”, ka theksuar Arifi.

Baby Boo