Teuta Arifi në takim me banorët e vendbanimit Saraqinë


Kandidatja për kryetare komune në Tetovë nga radhët e BDI-së Teuta Arifi, sot ka takuar banorët e vendbanimit Saraqinë. Në këtë vendbanim bëmë rikonstruimin e disa rrugëve, hapëm Qendrën për zhvillim të hershëm fëmijëror, kurse në ndërtim e sipër është rruga që shpie deri në qendër të fshatit, ka thëne Arifi.
Postimi i plotë i Arifit:

Takim me banorët e vendbanimit Saraqinë!
Në këtë vendbanim bëmë rikonstruimin e disa rrugëve, hapëm Qendrën për zhvillim të hershëm fëmijëror, kurse në ndërtim e sipër është rruga që shpie deri në qendër të fshatit.
Biseduam për projektet e ardhshme si që janë ujësjellësi i fshatit, rregullimi i stadiumit, si dhe rikonstruimi i disa rrugëve brenda fshatit.
#BashkëPërTetovënEuropiane 💚
#KthimPrapaSka ✅

Baby Boo