Pamje brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë


Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se viktimat e kësaj tragjedie janë Dion dhe Mirsada Ademaj.

Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e dy viktimave, ndërsa të lënduarve i uruan shërim sa më të shpejtë, teksa shprehën gatishmërinë e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës.

Nga qyteti i Pejës kanë dalë pamje të shumta, ku shihen dëmet e mëdha materiale, ndërsa së fundmi janë publikuar pamje edhe nga shtëpia ku humbën jetën nënë e bir.

Baby Boo