Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve sot në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1391 testime dhe 193 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:

-Shkup 140
-Kumanovë 2
-Dibër 1
-Shtip 6
-Tetovë 19
-Strugë 5
-Veles 2
-Ohër 11
-Gostivar 4
-Sveti Nikole 1
-Resnje 2

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile ndërruan jetë tre pacientë nga Shkupi, të moshës 78 dhe 47 vjeçare, të hospitalizuar , përkatësisht në 4 dhe 7 Qershor dhe një paciente 85 vjeçare e hospitalizuar me 9 Qershor.

Në Spitalin “8 Shtatori” ndërruan jetë katër pacientë, dy pacientë nga Shkupi në moshën 69 dhe 67 vjeçare, të hospitalizuar 9 dhe 15 qershor, një paciente nga Kumanova në moshën 67 vjeç, i pranuar në 2 qershor dhe një pacient nga Tetova në moshën 61 vjeçare, i pranuar në 2 qershor.

Në Spitalin e Kumanovës ndërroi jetë një pacient 81-vjeçar i hospitalizuar në 3 qershor dhe në Spitalin e Ohrit ndërroi jetë një pacient 83 vjeçar, i pranuar në spital më 8 qershor.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 46 pacientë të shëruar nga:

-Shkup 35
-Kumanovë 1
-Shtip 6
-Tetovë 1
-Strugë 1
-Gostivar 1
-Valandovë1

Deri më tani, janë kryer gjithsej 46.445 teste për COVID-19 në vend. Sot nuk ka teste nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 4482, numri i pacientëve të shëruar është 1803, numri i atyre që humbën jetën është 210 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2469.

Baby Boo