Teuta Arifi inspekton punimet në shkollën në Reçicë të Vogël!


Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka qëndruar për vizitë në Reçicë të Vogël ku nga afër ka inspektuar punimet e ndërtimit të objektit të shkollës fillore në këtë fshat.

Sot vizitova nga afër punët ndërtimore në objektin e ri të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël. Aktivitetet punuese zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, dhe pritet që me fillimin e vitit të ardhshëm shkollor kjo shkollë ti hap dyert për nxënësit.

Ky projekt i shumëpritur do të mundësojë që afër 500 nxënës që jetojnë në këtë pjesë të qytetit të mund të ndjekin mësimin në një objekt modern me kushte avangarde, kabinete të pajisura, klasa dhe amfiteatre bashkëkohore.

https://fb.watch/3qCtudMrGp/

Baby Boo