Teuta Arifi: “ E ardhmja jonë është e gjelbër”


Sot bashkë me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Naser Nuredini, drejtorin e parkut kombëtar Mali Sharr z. Ibrahim Dehari dhe përfaqësues të tjerë të aktivit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim biseduam rreth sfidave të mbrojtjes së ambientit jetësor.

E ardhmja jonë është e gjelbër. Ne duam që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të shëndetshëm. Ne duam që të jetojmë në një qytet të pastër dhe të gjelbër. Menaxhimi i mbeturinave dhe ndotja janë dy çështje kryesore të qytetit tonë dhe ne e dimë se komuna nuk ka vazhduar gjithmonë me atë që qytetarët, me të drejtë, e presin. Ne tashmë kemi filluar investimet tona në një qytet të gjelbër, me katër kamionë të rinj për grumbullimin e mbeturi- nave, dy automjete speciale për pastrimin e rrugëve dhe 150 kontejnerë të rinj. Përveç kësaj, ne tashmë kemi aplikuar dhe e kemi fituar projektin për vendosjen e kontejnerëve gjysmë nëntokësorë në 30 vende, me qëllim që ta mbajmë qytetin të pastër.
Në mandatin e ardhshëm do ta ristrukturojmë ndërmarrjen e shërbimeve publike në një ndërmarrje moderne, efektive dhe të orientuar drejt shërbimit. Do të krijojmë linjë telefonike për qytetarët që do të informojnë për çdo pa- pastërti në qytet dhe do të krijojmë një grup të përhershëm për ndërhyrje të shpejtë me qëllim që ta mbajmë qytetin sa më të pastër. Ne do ta zbatojmë inspektimin që ta shmangim ndotjen.
Parqet, terrenet e lojërave dhe zonat e tjera të gjelbra në qytet do të pastro- hen, rinovohen dhe mbrohen. Do të krijohen zona të reja rekreative, duke ndërtuar hapësira të gjelbra, me pemë, në sheshin kryesor. Do të rinovohet bregu i lumit, duke përfshirë edhe qendrat e fitnesit në natyrë, si dhe hapë- sirat rekreative. Çdo ndërtesë e re duhet të kompensohet me hapësirë të gjelbër dhe pemë.

Për ta luftuar ndotjen e ajrit dhe për të kaluar në energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, ne do të subvencionojmë instalimin e inverterëve dhe siste- meve të tjera eko-miqësore të ngrohjes, si dhe do të ketë subvencione të veçanta për gjelbërimin dhe kopshtarinë urbane. Në të gjithë ndërtesat pub- like do të instalojmë panele diellore dhe sisteme fotovoltaike, siç kemi bërë tashmë në shkollën e mesme “7 Marsi”, shkollën fillore “Skënderbeu” dhe në stacionin e filtrimit të ujit.

Baby Boo