Një motër medicinale nga Kumanova ka shkuar në punë derisa ka qenë me virus korona


Një motër medicinale nga Kumanova ka qenë pozitive nga korona virusi, por edhe pse ka shkuar në punë nuk ka ndjerë asnjë simptomë.

“Ajo është nga Kumanova dhe ka punuar në Klinikën e Pulmologjisë. Motra medicinale dje ka ndjerë temperaturë të rritu dhe pasi i është bërë test, është konstatuar se është pozitive ndaj virusit. Derisa ka shkuar në punë, ka qenë me mjete mbrojtëse, maskë dhe doreza”, tha Filipçe

Ndryshe në 24 orët e kaluara, 25 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend edhe atë në Shkup – 7, Kumanovë – 7, Prilep – 2, Tetovë – 5, Strugë – 2, Gjevgjeli – 1, Koçan – 1, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 354 pacientë.

Sipas vendbanimeve, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 183, Kumanovë – 54
Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 12, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 1, Koçan – 1.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 257 teste, nga të cilat: përmes Institutit të Shëndetit Publik – 131, përmes Fakultetit të Veterinarisë – 25, Biotek – 24, Klinikës “Jan Mitrev” – 2. Deri më tani janë kryer gjithsej 3,775 teste të Kovid-19, qëndron në komunikatë.

Baby Boo