Tetovë, policia konfiskon aparatet në një bastore ilegale


Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, gjatë ditës së djeshme (1-nëntor) në periudhë prej ora 19.00 deri ora 21.00, pas denoncimit të qytetarëve, kanë kryer kontroll në bastore sportive, me lokacion në rrugën ,,113,, në Tetovë, e cila ka punuar në mënyrë ilegale, pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Gjatë kontrollit në objektë janë gjetur, dhe nga përgjegjësi i bastores me vërtetim janë marur: 8 televizorë, 4 kompjutorë, 3 monitorë. 2 shtypës të tiketave, 1 lexues, 1 keno aparatë, 3 poker aparate, 1 printues, sasi parashë si dhe tiketa për loja të fatit, transmeton Almakos.

Pasë zbardhjes së gjitha detajeve në veçanti, ndaj pronarit të bastores, do të pasojnë edhe padi adekuate.

Baby Boo