11 përfitime shëndetësore nga çaji jeshil


Çaji jeshil i sjell trupit tonë një varg përfitimesh shëndetësore, këtu kemi mbledhur disa prej tyre.
1.Humbja e peshës
Çaji jeshil forcon metabolizmin. Polifenoli që gjendet në të punon për të shtuar nivelet e oksidimit të dhjamit, si dhe ritmin me të cilin trupi juaj shndërron ushqimin në kalori.

2.Diabeti
Çaji jeshil ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës duke ngadalësuar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak pas ngrënies. Kjo gjë parandalon rritje e shpejta të insulinës si dhe depozitimin e dhjamit.
3.Sëmundjet e zemrës
Shkencëtarët mendojnë se çaji jeshil punon për renditjen e enëve të gjakut, duke i ndihmuar të qëndrojnë të relaksuara dhe të përballojnë më mirë ndryshimet në tensionin e gjakut. Mund të ndihmojë edhe në formimin e mpiksjeve, që janë shkaku parësor i atakut në zemër.

4.Kanceri i ezofagut
Mund të reduktojë riskun për kancer në ezofag, por mendohet gjithashtu se vret qelizat kancerogjene në përgjithësi, pa dëmtuar indet e shëndetshme përreth tyre.
5.Kolesteroli
Çaji jeshil redukton kolesterolin e keq në gjak dhe përmirëson raportin kolesterol i mirë – kolesterol i keq.

6.Alzheimeri dhe Parkinsoni
Thuhet se ai vonon përkeqësimin që shkakton Alzheimeri dhe Parkinsoni. Studimet e kryer tek minjtë treguan se çaji jeshil mbrojti qelizat e trurit nga vdekja dhe rigjeneroi qelizat e dëmtuara në tru.
7.Prishjen e dhëmbëve
Studimet tregojnë se antioksidanti kimik “katekin” tek çaji jeshil mund të shkatërrojë bakteriet dhe viruset që shkaktojnë infeksione të fytit, karie të dhëmbëve dhe sëmundje të tjera dentare.
8.Tensioni i gjakut
Konsumi i rregullt i çajit jeshil mendohet se redukton riskun e tensionit të lartë të gjakut.

9.Depresioni
Teanina është një amino acid që gjendet në gjethet e çajit jeshil. Eshtë substanca e cila mendohet që ofron një efekt relaksues dhe qetësues, dhe është shumë dobiprurëse për ata që e konsumojnë.
10.Antivirus dhe antibakterie
Katekinat e çajit jeshil janë agjentë të fortë antiviralë dhe antibakterialë që i bën ata shumë efikasë për trajtimin e sëmundjeve, nga gripi tek kanceri. Disa studime kanë gjetur që çaji jeshil ka penguar përhapjen e shumë sëmundjeve.

11.Kujdesi i lëkurës
Çaji jeshil ndihmon edhe me rudhat dhe me shenjat e plakjes. Kjo ndodh për shkak të aktivitetit antioksidant dhe antiinflamator. Por studimet tek kafshët dhe njerëzit kanë demonstruar gjithashtu se Çaji jeshil mund të reduktojë edhe dëmtimin nga dielli.

Baby Boo